Shkolla e Magjistraturës më datë 14 nëntor 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Hetimi financiar pro-aktiv i rasteve komplekse të pastrimit të parave”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Nertina Kosova dhe Henrik Ligori
Lehtësues: Florian Boriçi
Qëllimi i këtij trajnimi është: Rritja e kapaciteteve të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të aplikuar qasje pro-aktive në hetimin financiar të rasteve komplekse të pastrimit të parave, përmes analizës së inteligjencës financiare, vlerësimit të provave financiare dhe përdorimit të praktikave më të mira të jurisprudencës, kombëtare dhe asaj ndërkombëtare.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Metodologjia e hetimit financiar pro-aktiv; Qasja “follow the money”; Analiza e rrjedhave financiare dhe profileve të rrezikut; Identifikimi i transaksioneve dhe strukturave komplekse (layering, integration);
- Jurisprudenca dhe aplikimi i provave financiare në procesin penal; Standardet e GJEDNJ-së dhe GJL-së për pastrimin e parave; Vlerësimi gjyqësor i provave financiare, konfiskimit dhe sekuestrimit
- Roli i inteligjencës financiare dhe përdorimi i burimeve të të dhënave; Përdorimi efektiv i informacionit nga FIU (Drejtoria e Inteligjencës Financiare); Burimet e informacionit financiar (bankat, regjistrat publikë, tatimet, kadastra, sistemet e deklarimit); Analiza e provave financiare dhe provave indirekte.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.







Shkolla e Magjistraturës